FC Shkupi rikthen ish mbrojtësin Ruatubaje!

Futboll

FC Shkupi rikthen ish mbrojtësin Ruatubaje!

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Shkupi

FC Shkupi po vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, aty ku tashmë ka zhvilluar edhe tre ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të huaj. Skuadrës shkupjane në tokën turke iu bashkua sulmuesi Besar Guxhufi, ndërsa bashkë me të disa ditë më herët, kishin prezantuar edhe dy sulmuesit tjerë, norvegjezin Emanuel Longe Gronner dhe Xhemal Ibishin.

Ndërkohë informacione të siguruara nga Turqia, na bëjnë me dije se FC Shkupi ka rikthyer në skuadër ish mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Ruatubaje.

Ky i fundit ngjyrat e skuadrës nga Çairi, i mbronte nga janari i vitit 2021, deri gushtin e vitit 2022, kur edhe ishet larguar drejt vendlindjes së tij, duke nënshkruar me skuadrën e Rayon Sports.

Ky transferim ishte një hap mbrapa për mbrojtësin 27-vjeçar, i cili së fundmi ka humbur edhe statusin e anëtarit të kombëtares së Ruandës, ndërsa me rikthimin te FC Shkupi, i njëjti shpreso të bëjë një gjë të tillë sërish.

Ai me fanellën e FC Shkupit kishte regjistruar 33 paraqitje, 4 gola dhe 2 asistime.

Ndryshe karrierën profesioniste e kishte nisur në vitin 2012-të në vendlindje, derisa nga viti 2019-të ishte bërë pjesë e futbollit amerikan, kur fillimisht kishte nënshkruar me ekipin e Kanzas, për të kaluar më pas te Kolorado Rapids.

Këta të fundit e kishin huazuar te skuadra e ligës së dytë (USCL), Colorado Springs Switchbacks FC, për të cilën skuadër në 25 ndeshje kishte shënuar 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat