Kërkon suksesin edhe në Gjermani

Futboll

Kërkon suksesin edhe në Gjermani

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:27
Bayern

Sezoni i Bayern Munih ka marrë “tatëpjetën” dhe vetëm një sukses në Champions League mund t’i shpëtojë gjermanët.

Madje, edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian do të duhet shumë mund dhe djersë pas disfatës në ndeshjen e parë të 1/8-tave ndaj Lazios në Romë. Në këtë formë, pozicioni i trajnerit Thomas Tuchel është më shumë se kurrë në dyshim me drejtuesit që kanë nisur të mendojnë alternativat për zëvendësuesin e mundshëm të 50-vjeçarit.

Emrat që kanë qarkulluar kanë qenë të shumtë duke nisur nga Jose Mourinho apo edhe Zidane.

Së fundmi, listës i shtohet edhe Antonio conte. Italiani duket tejet i joshur nga ideja për të trajnuar bavarezët duke e konsideruar Bayernin si një nga tre skuadrat më të mira të Europës. Conte ka fituar titullin në Angli me Chelsean dhe në Itali me Juventusin e Inter, teksa synon që këtë sukses ta përsërisë edhe në Gjermani.

Nga ana tjetër, Bayern i ofron gjithashtu mundësinë për të garuar si i superior edhe në Champions League, një tjetër kompeticion ku Conte dëshiron të dëshmojë aftësitë e tij. Ndaj, tekniku nga Leçe është gati të heqë dorë edhe nga alternativat në Itali si Juventus e Milan, vetëm për një aventurë të re në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat