Pioli: Kritikat nuk më bëjnë përshtypje

Futboll

Pioli: Kritikat nuk më bëjnë përshtypje

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:53
Stefano Pioli

Milan përgatitet për ndeshjen e kthimit në Europa League aty ku kuqezinjtë luajnë në transfertë ndaj francezëve të Rennes.

Triumfi 3-0 në raundin e parë të fazës së 1/16-tave, i bën italianët optimist për kualifikimin ndërsa në konferencë për shtyp, trajneri Stefano Pioli theksoi se nuk i pëlqen të bëjë rotacion masiv në formacion.

“Skuadra është mirë, kishim një ditë pushim pas të dielës dhe të gjithë lojtarët janë në kushte për të luajtur.

Duhet të jemi të përgatitur për fillimin e ndeshjes, Rennes do të kërkojë të reagojë në fillimin e ndeshjes dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur.

Formacioni?

Nuk më pëlqen rotacioni masiv, mendoj për menaxhimin për një grup që duhet të luajë pesë ndeshje në 15 ditë.

Kritikat mbi përgatitjet e një ndeshje? Nuk e kam problem. Kur trajnon një skuadër të madhe dhe kur rezultatet mungojnë, atëherë vijnë edhe kritikat. Por, e theksoj që për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat