Besëlidhja “shpartallon” Naftëtarin

Futboll

Besëlidhja “shpartallon” Naftëtarin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të 4-ta sfidat e grupit A të Kategorisë së Dytë. 8 ekipe zbritën në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 14-të të këtij kampionati.

Valbona fitoi në shtëpi pa problem përballë Adriatikut.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Në krahun tjetër, Sopoti fitoi minimalisht 1-0 në transfertë përballë Murlanit.

Besëlidhja gjithashtu zhvilloi një ndeshje spektakolare në transfertën e Naftëtarit.

Lezhjanët triumfuan me rezultatin e thellë 5-0. Pa probleme fitoi edhe Iliria. Ekipi nga Fushë Kruja mposhti Veleçikun 3-1.

Ndeshjet:

VALBONA 2-0 ADRIATIKU 

NAFTËTARI 0-5 BESËLIDHJA 

ILIRIA 3-1 VELEÇIKU 

MURLANI 0-1 SOPOTI 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat