Lecce e Ramadanit rikthehet tek fitorja

Futboll

Lecce e Ramadanit rikthehet tek fitorja

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:03
Pamje nga ndeshja

Lecce e Ylber Ramadanit ka triumfuar në transfertën me Salernitanën në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Serinë A.

Miqtë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 falë autogolit të Giomber në minutën e 17′.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të shënuar, asnjëra prej tyre s’arriti të finalizojë.

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani ka bërë sërish një performancë të mirë me skuadrën e tij.

Me këtë fitore Lecce ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat