​Sauditët dëshirojnë Robert Lewandovski për 100 milionë euro

Futboll

​Sauditët dëshirojnë Robert Lewandovski për 100 milionë euro

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:01
Robert Lewandovski

Klubet saudite nuk ndalen dhe nuk do të ndalojnë së ofruari para të mëdha, përrallore për yjet e futbollit evropian për t'u zhvendosur në kontinentin aziatik.

Verën e kaluar, një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite i ofroi sulmuesit të Barcelonës Robert Lewandowski mbi 100 milionë euro në sezon për të ndjekur rrugën e ndjekur nga Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe shumë yje të tjerë.

Sulmuesi polak ende vendosi të qëndrojë në Barcelonë, kjo ishte dëshira e tij e vetme. Megjithatë, sauditët nuk po heqin dorë nga Levandowski. Ata do të përpiqen të shkojnë sërish për një nga sulmuesit më të mirë të ditës së sotme, me një ofertë të shtuar.

Lewandovski së fundmi ka deklaruar se është shumë i lumtur në Barcelonë.

“Ndihem shumë, shumë i lumtur dhe mirënjohës në Barcelonë. Dua të qëndroj këtu”, tha sulmuesi polak.

Lewandovski ka shënuar 20 gola në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon dhe nuk ka ndërmend të ndalet, ndërsa kombëtarja polake do të përballet të martën me Uellsin për një vend në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat