​Sarri po lidhet me një rikthim te Napoli

Futboll

​Sarri po lidhet me një rikthim te Napoli

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:59
Maurizio Sarri

“Il Mattino” dhe “Tuttosport” bëjnë të ditur se Maurizio Sarri mund të rikthehet te Napoli nëse kampioni italian e punëson Frederic Massaran si drejtorin e ri sportiv të klubit.

Thuhet se Sarri mund të rikthehet këtë verë te Napoli, pesë vite pasi u largua nga klubi për t’iu bashkuar Chelseat.

65 vjeçari së fundmi dha dorëheqje te Lazio, kështu që ai është i lirë të nënshkruajë me cilindo klub.

Sipas “Il Mattinos” dhe “Tuttosport”, shanset për t’u rikthyer te Napoli do të shtohen nëse Aurelio De Laurentiise punëson Massaran si drejtor të ri sportiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat