Roma tregon kush është shefi i kryeqytetit të Italisë

Futboll

Roma tregon kush është shefi i kryeqytetit të Italisë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:54
Roma feston

Trajneri i Romës, Daniele de Rossi është ballëlart dhe Igor Tudor i Lazios, kokulur. 

Roma ka treguar se kush është shefi i kryeqytetit të Italisë.

Roma e mposhti rivalin e përbetuar dhe të përjetshëm, Lazion, me rezultat 1:0 në derbin e madh të javës së 31-të në Serie A. 

Futbollisti Gianluca Mancini vulosi fatin e derbit të madh, duke shënuar me kokë në minutën e 42-të pas asistimit të Dybalas.

Roma renditet në vend të 5-të me 55 pikë e Lazio në të 7-tin me 46 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat