Motta shkon me pushime para firmës me Juven

Futboll

Motta shkon me pushime para firmës me Juven

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:45
Motta me të dashur

hiago Motta po shijon pushimin e tij pas sezonit triumfues me Bologna-s me motorin e tij, me të cilin kalon Europën nga lindja në perëndim: Bologna-Cascais (në Portugali), duke kaluar nga Barcelona për një vizitë te babai dhe vëllai i tij, që jetojnë atje.

Po… Juventus-i? A nuk duhej të kishte nënshkruar kontratën me bardhezinjtë, pasi u kishte njoftuar pronarëve amerikanë të Bologna-s se nuk do të vazhdonte me kuqeblutë?

Po, ky duket të jetë plani, por as Juventusi dhe as Thiago Motta nuk nxitojnë, tashmë është gjetur një marrëveshje dhe palët nuk i tremben surprizave.

Pra, duke qenë se do të jetë një verë veçanërisht intensive, me detyrën për të rindërtuar një cikël të ri fitues për Juventusin, Motta mori disa ditë pushim. Do të ketë kohë për të nënshkruar kontratën, ndoshta pas javës së parë të qershorit.

Ndërkohë, megjithatë, janë dhënë disa indikacione. Motta do të donte që Juventusi të mund t’i rezistonte tundimit për të shitur Gleison Bremerin, shumë të kërkuar në Premier League dhe me një klauzolë prej rreth 50 milionë eurosh dhe po ashtu beson shumë te Dusan Vlahovic si qendërsulmues.

Dhe ai ka vëzhguar tashmë me shumë kujdes të rinjtë e Juventusit, ata që kanë luajtur në Serie A këtë vit (ashtu edhe në huazim) si dhe yjet e moshave që po shfaqen. Ai ka ide dhe projekte shumë të sakta edhe për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat