Duro do një Suharekë të fuqishme

Futboll

Duro do një Suharekë të fuqishme

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:18
Bunjamin Shabani

Një nga futbollistët më të mirë në Kampionatin e Maqedonisë këtë sezon që lamë pas, Bunjamin Shabani nga Struga Trim Lum, ka mundësinë të kalojë në radhët e Suharekës, debutues në elitën e futbollit të Kosovës.

Shabani ishte një nga lojtarët kyç të Strugës në mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe ish trajneri i tij, Shpëtim Duro, ka shumë dëshirë ta shohë në klubin e tij të ri.

Duro që prej dy ditësh është emëruar trajner i ri i FC Suharekës.

Mirëpo, nga Struga, sipas informacioneve të fundit, nuk pajtohen për lirimin e futbollistëve më të mirë para paraqitjes në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, për çka është i nevojshëm pikërisht mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat