Romero nuk mendon largimin nga Tottenhami

Futboll

Romero nuk mendon largimin nga Tottenhami

Më: 30 maj 2024 Në ora: 19:58
Cristian Romero

Mbrojtësi argjentinas, Cristian Romero thotë se nuk po mendon largimin nga Tottenhami.

Romero ishte një nga lojtarët kyç në formacionin e Ange Postecoglou gjatë sezonit që po lëmë pas.

Postecoglou la të kuptohet se Romero mund të jetë shembull edhe për disa nga shokët e tij të skuadrës dhe tha pas humbjes në Liverpool në fillim të këtij muaji:

“Ai është një fitues i Kupës së Botës dhe unë duhet të marr disa nga ato që ka në të në disa nga të tjerët”.

Romero ka kontratë edhe tre vjet me klubin në veri të Londrës.

“E vërteta është se unë jam mirë. Tani për tani nuk po mendoj për atë [një transferim], po mendoj të përgatitem këto ditë për të arritur në kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, që është hapi tjetër që kam”, u shpreh Romero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat