Bruno Genesio është trajneri i ri i Lille. 57-vjeçari do të zëvendësojë Paulo Fonsecan, i cili pritet të zyrtarizohet në krye të Milanit.
Në njoftimin për shtypin të klubit francez shkruhet:
“LOSC dhe presidenti i saj, Olivier Létang, kanë kënaqësinë të zyrtarizojnë sot ardhjen e Bruno Génésios si trajner i ekipit të parët. 57-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Trajneri më i mirë i Ligue 1 në vitin 2022 u zgjodh nga klubi për të pasuar Paulo Fonsecan.”
Tashmë nuk ka më asnjë pengesë që portugezi Fonseca të marrë drejtimin e Milanit pas, shkarkimit të Stefanoi Piolit.
Bruno Génésio bëri emër si futbollist te Lyoni gjatë viteve ’80-’90. Pas një karriere të suksesshme me më shumë se 200 ndeshje profesionale te Lyoni, Nice dhe Martigues, Genesio e nisi profesionin e trajnerit fillimisht në klube amatore (Villefranche, Besançon), më pas fitoi përvojë si asistent i Alain Perrin, Claude Puel, Rémi Garde dhe Hubert Fournier.
Në dhjetor 2015, Bruno Génésios iu besua frenat e ekipit të parë të Lyonit, pozicion që e mbajti deri në vitin 2019. Pas një përvojë dyvjeçare në në Kinë, te Beijing Guoan, u emërua në krye të Rennes.