Përparim Rama: Vokrri, Vokrri, Vokrri - brohorisnin me mijëra tifozë të Prishtinës

Futboll

Përparim Rama: Vokrri, Vokrri, Vokrri - brohorisnin me mijëra tifozë të Prishtinës

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2024 Në ora: 13:53
Fadil Vokrri

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kujton kohërat e arta të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Sot është përvjetori i vdekjes së Fadil Vokrrit, 9-shit të Prishtinës. 

“Vokrri, Vokrri, Vokrri - brohorisnin me mijëra tifozë të Prishtinës, por kjo brohorimë e asaj kohe ishte edhe gjithëshqiptare, sepse të tilla ishin edhe rrethanat.

Sot, kur po bëhen 6 vite që legjenda Fadil Vokrri iku në amshim, brohorimat e tilla vazhdojnë, por të një trajte tjetër - falenderuese, kujtuese e përulëse për krejt çka i dha futbollit të Kosovës ndër vite.

Golat e tij, karizma e shkëlqimi në fushë e bën lojtar të madh, e puna për anëtarësimin e futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA lider të pakontestueshëm.

Futbolli i Kosovës emërues të përbashkët ka emrin e Fadil Vokrrit. 

6 vite pas e kujtojmë me nderim, pietet e shumë dashni”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat