Luis Suarez, lideri i Uruguait në Kupën e Amerikës!
Luis Suarez, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait, do të luajë për herë të pestë në Kupën e Amerikës.
37-vjeçari, tashmë sulmues i Inter Miamit, është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të grumbulluar nga trajneri i kombëtares Marcelo Bielsa.
Suarez tha në rrjetet sociale se ishte "shumë i lumtur dhe krenar" që ishte thirrur.