Llapi nënshkruan me një top talent, 43 gola dhe 32 asistime

Futboll

Llapi nënshkruan me një top talent, 43 gola dhe 32 asistime

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:37
Erlind Mulaj dhe Mentor Zhdrella

Klubi Futbollistik Llapi  njofton se ka finalizuar transferimin e talentit të ri, Erlind Mulaj.

Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin bardhekaltër.

Erlind Mulaj, 18 vjeç, është sulmues i krahut të majtë i cili ka shkëlqyer me aftësitë e tij në fushën e lojës.

Duke filluar karrierën e tij te FC Istogu, ai ka debutuar në ekipin e parë që në moshën 16 vjeçare dhe ka kontribuar me tre gola të realizuar.

Statistikat e tij impresionuese përfshijnë 43 gola dhe 32 asistime në U-19 të FC Istogu gjatë dy sezoneve me ekipin, një sezon në Ligën e Parë dhe së fundmi në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat