De Zerbi: Italia pa yje

Futboll

De Zerbi: Italia pa yje

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:12
De Zerb

“Ka shumë lojtarë të mirë, por nuk ka një yll si Baggio, Totti apo Del Piero i disa viteve më parë”

Pasi u nderua me çmimin “Nicola Ceravolo”, Roberto De Zerbi foli edhe për kombëtaren e Luciano Spallettit, gati për të debutuar në Euro 2024:

“Kombëtarja ka shumë lojtarë të mirë, por nuk ka një yll si Baggio, Totti apo Del Piero i disa viteve më parë. Mungon lojtari me atë sharm, vetëm Spalletti mund ta mbushë boshllëkun”.

“Nuk bëhet fjalë për moshën apo kombësinë, por për vlerën e lojtarit që në ato vite ndoshta ishte në një nivel tjetër.

Unë besoj te të rinjtë, por nëse ata janë të fortë dhe e meritojnë të luajnë, personaliteti llogaritet në fushë.

Ndoshta në Itali ka mungesë të sektorëve adekuat të të rinjve, sepse ne gjithmonë përpiqemi të kursejmë para dhe duam gjithçka menjëherë”. Këto janë fjalët e raportuara nga Italpress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat