Abazaj rikthehet në kryeqytet

Futboll

Abazaj rikthehet në kryeqytet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:51
Kristal Abazaj

Kristal Abazaj do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi pas largimit nga Tirana.

Është vetë sulmuesi që zbulon ekipin e ri në një intervistë për 'Sport Fokus‘ të moderatores Viosana Nozllaku. Ankara Keciorengucu është skuadra që ka transferuar ish-sulmuesin e Tiranës.

“Kam 4-5 ditë që kam firmosur një kontratë 2 vjeçare në Turqi. Shpresoj të shkojë mirë dhe të arrijmë synimet që kemi.

Me Ankara Keciorengucu, një ekip solid me plane serioze.

Kanë investuar goxha dhe shpresoj që me eksperiencën time të mëparshme të justifikoj investimin që ata kanë bërë tek unë”, tha Abazaj.

Për Abazajn është një rikthim në Turqi pasi më parë ka luajtur për 3 vite me Istanbulspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat