​“E keni blerë lojtarin e gabuar”, zbulohet e vërteta e sherrit mes Ten Hag dhe Sanchos

Futboll

​“E keni blerë lojtarin e gabuar”, zbulohet e vërteta e sherrit mes Ten Hag dhe Sanchos

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:34
Erik ten Hag dhe Jadon Sancho

Mediumi anglez, “The Athletic” e ka zbuluar të vërtetën se çfarë ka ndodhur mes trajnerit Erik ten Hag dhe yllit anglez, Jadon Sancho.

Ten Hag e përjashtoi nga skuadra Sanchon për shkak të një problemi, gjë që bëri që ylli anglez të kalonte në formë huazimi te Dortmundi deri në fundin e këtij sezoni, dhe tani ky problem është zbuluar.

“Para ndeshjes me Arsenalin në muajin shtator, gjatë një seance stërvitore, Jadon Sancho nuk dëshiroi t’i bënte presion një lojtari kundërshtar në një ndeshje përgatitore në mënyrën se si Erik ten Hag dëshironte”, tha Laurie Whithwell.

“Sanchos iu ofrua mundësia që të përfundonte përfshirjen në stërvitje më herët, të cilën ai e bëri duke u larguar nga fusha, për këtë gjë Ten Hag iu referua nivelit të tij në stërvitje në atë intervistën e famshme. Pas ndeshjes së dytë të Erik ten Hag te United, si mysafir kundër Brentfordit, Sancho i tha Ten Hag se United e ka blerë lojtarin e gabuar (atë) sepse ai preferonte të luante në krahun e majtë, se sa në të djathtin. Për këtë gjë Ten Hag vendosi të transferonte Antonyn në ditët e fundit të merkatos”, shkruante më tej në “The Athletic”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat