Futbollisti 23-vjeçar prezantohet

Futboll

Futbollisti 23-vjeçar prezantohet

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 13:43
elos Zenunaj

Drita i shkoi shumë afër fitimit të titullit kampion në Superligën e Kosovës sezonin e shkuar, duke ja marrë Ballkani vetëm në javët e fundit.

E megjithatë ekipi kosovar do të provojë përsëri këtë vit, teksa për të arritur në objektiv të tillë do të duhet të përforcoj ekipin, gjë që është duke e bërë.

Sot Drita prezantoi blerjen më të re të tyre, mbrojtësin Melos Zenunajn.

23-vjeçari ka qenë vjet pjesë e skuadrës së Kukësit por pasi verilindorët ranë nga kategoria, ai vendosi që të largohej.

Zenunaj ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare. Klubi e ka bërë të ditur transferimin e tij nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat