Barcelona nxjerr në shitje yjet

Futboll

Barcelona nxjerr në shitje yjet

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 15:29
Hansi Flick

Sipas spanjolles Sport, Barcelona është e hapur për të shitur të gjithë, përveç gjashtë lojtarëve të skuadrës në rindërtimin që ka nisur nën drejtimin e trajnerit të ri Hansi Flick.

Vetëm Marc-Andre ter Stegen, Pau Cubarsi, Gavi, Pedri, Fermin Lopez dhe Lamine Yamal konsiderohen si të paprekshëm.

Klubi katalanas i sheh gjashtë lojtarët si komponentë kyç të së tashmes dhe të ardhmes në klub dhe nuk do të dëgjojë ofertat për ta pavarësisht problemeve financiare të klubit.

Ter Stegen është, pa dyshim, një prej portierëve më të mirë në botë dhe do të jetë një lojtar i vështirë për t’u zëvendësuar.

Cubarsi, Gavi, Pedri, Fermin Lopez dhe Lamine Yamal janë lojtarë të rinj, të talentuar nga La Masia, të cilët do ta udhëheqin klubin në epokën e ardhshme.

Cubarsi konsiderohet të jetë një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në botë në moshën 17-vjeçare. Gavi, Pedri dhe Lopez konsiderohen gjithashtu të paprekshëm dhe mund të formojnë një treshe të artë në të ardhmen.

Yamal padyshim që pritet të bëhet një nga yjet e skuadrës dhe nuk ka gjasa që të lejohet të largohet. I riu spanjoll ka thyer rekorde si golashënuesi më i ri në La Liga dhe Champions League në vetëm 16 vjeç.

Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të marrë ndonjë ofertë për lojtarë të tjerë në merkaton e verës.

Klubi katalanas do të jetë i etur për të marrë një grup të ri fytyrash të freskëta këtë verë, me Hansi Flick që synon të kthejë Blaugrana në majën e futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat