“Tre Luanët” sfidojnë “Helvetët”

Futboll

“Tre Luanët” sfidojnë “Helvetët”

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 17:29
Formacionet

Pritet padyshim një përballje spektakolare, me “Tre Luanët” e Anglisë, që do të sfidojnë në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, në sfidën e parafundit, të fazës çerekfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Sa i përket formacioneve, tekniku Gareth Southgate i ka pozicionuar të tijët në fushë me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Pickford e para tij në mbrojtje janë Konsa, Stones e Kyle Ëalker.

Në krahët e mesfushës janë Bukayo Saka e Kieran Trippier, me qendrën që mbulohet nga Declan Rice e Kobbie Mainoo. Më të avancuar janë Foden e Bellingham, ndërsa në sulm janë Harry Kane.

Në krahun tjetër tekniku Murat Yakin i ka pozicionuar në fushë të tijët, me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Yann Sommer. Mbrojtja me tre përbëhet nga Schar, Akanji e Rodriguez, ndërsa në ndihmë të tyre nga krahët vijnë Aebischer e Rieder. Në qendër janë Xhaka e Freuler, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga Dan Ndoye, Embolo e Vargas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat