Në fillim Joshua Zirkzee, më pas Alvaro Morata dhe tani Tammy Abraham. Merkato e Milanit nuk po ndez aspak entuziazmin e tifozëve, të cilët kanë humbur prej kohësh besimin te drejtuesit e rinj.
Abraham është emri i i ri që ka dalë në skenë, me sulmuesin anglez që ka rënë dakord për t’u transferuar në Milanello. Por Milani duhet të bindë Romën, që zotëron kartonin e 26-vjeçarit.
Futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit De Rossi, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet mes klubeve. Me Milanin që për të paguar më pak po tenton të fusë në operacion ndonjë nga lojtar.
Kryeqytetasve iu propozua Luka Jovic, por refuzimi ishte i menjëhershëm. Emri i Abraham është lidhur edhe me Juventusin kohët e fundit.
Gjithsesi, Milani po punon për të siguruar shërbimet e ish-lojtarit të kombëtares angleze dhe për të nisur pas Euro 2024 sulmin final edhe për Alvaro Moratën.
Për spanjollin ka optimizëm në kampin italian, me drejtuesit e “Djallit” që po tentojnë t’i dhurojnë teknikut Fonseca dy përforcime në ofensivë.