Ekipi i Klaus Gjasulës e nisi me humbje

Futboll

Ekipi i Klaus Gjasulës e nisi me humbje

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 17:25
Darmshtadi

Darmshtadi i Klaus Gjasulës e nisi me humbje këtë edicion të ri në Bundesligën 2 të Gjermanisë, teksa u mposht në shtëpi nga Duseldorf me rezultatin 0-2.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar, teksa iu besua edhe shiriti i kapitenit.  

Gjasula u aktivizua në rolin e qendërmbrojtësit, teksa qëndroi në fushë 75, minuta, teksa më pas u zëvendësua nga trajneri.

Autogoli i Vukotiç në minutën e 55-të dhe goli i Rosman në minutën e 86-të, i dhuruar 3 pikë të rëndësishme skuadrës mike. 

Darmshtadi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 83-të, pas daljes me karton të kuq të El Idrisit në duelin e tij debutues..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat