AF Elbasani gati për nisjen e Superiores

Futboll

AF Elbasani gati për nisjen e Superiores

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 12:12
Pamje nga një ndeshje

Tjetër përforcim për AF Elbasanin në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik 2023-2024. SuperSporti ka mësuar se në dispozicion të trajnerin italian, Roberto Bordin, do të jetë edhe Amir Azemovic, një lojtar me origjinë nga malazeze, ish-pjesë e U-17 të Serbisë dhe U-21 të Malit të Zi, që luan në rolin e qendërmbrojtësit.

Gjithçka është mbyllur e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i lojtarit 27-vjeçar, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Novi Pazarit, duke u aktivizuar në 28 ndeshje të kampionatit.

Drejtori Elton Guranjaku, krahas merkatos së bërë deri më tani po punon dhe për të afruar një sulmues, para nisjes së sezonit të ri, në mënyrë që dhe ky repart të jetë i kompletuar.

Kujtojmë që një ditë më parë, AF Elbasani barazoi 1-1 me Arisin e Selanikut, ndeshje ku u prodhuan shumë raste dhe lojë aktive. AF Elbasani e gjeti golin avantazhin me Grecën, i asistuar nga Lulaj, por Arisi barazon në sekondën e fundit me Saverion.

Ndeshja e parë e kampionatin për ekipin verdheblu do të jetë ajo me Skënderbeun në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat