Dortmund pranë nënshkrimit me talentin e kombëtares gjermane

Futboll

Dortmund pranë nënshkrimit me talentin e kombëtares gjermane

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Ylli i Hoffenheim, Max Beier, është pranë një transferimi te Borussia Dortmund këtë verë. Ekipi nën-kampion i Europës konsiderohet favorit për nënshkrimin e talentit gjerman, që ka tërhequr vëmendjen e mjaft kluebeve të tjera.

Sulmuesi 21-vjeçar, që këtë vit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij, është kërkuar edhe në Premier League nga ekipet e Brentford, Chelsea dhe Aston Villa.

Gjithsesi, duket se lojtari preferon një aventurë në vendlindje.

Beier, që sezonin e kaluar realizoi 16 gola në Bundesliga në 33 ndeshje në kampionat, konsiderohet si një nga talentet e ardhshëm. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Hoffenheim dhe kostoja e kartonit të tij është 30 milionë euro.

Pas largimit të Fullkrug, skuadra e Borussia Dortmund i ka “hedhur grepat”, duke shpresuar që ta sjellë brenda fillimit të kampionatit në skuadër. Bisedimet vijojnë me intesitet dhe mund të mbyllen brenda kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat