Enea Mihaj ishte pjesë e Kombëtares në Europian, por në të trija ndeshjet qëndroi në stol.
Mbrojtësi i cili është pjesë e Famalikaos, po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri në kampionatin portugez, ku java e parë i ka rezervuar një përballje me gjigandët e Benfikës.
Ndërkohë, në “Instagram”-in e tij Mihaj i ka kushtuar disa fjalë mbrojtësit Pepe i cili para dy ditësh njoftoi largimin nga futbolli i luajtur:
“Një nga mbrojtësit më të mirë në histori ka vendosur të tërhiqet.
Doja ta uroja për karrierën e tij të mrekullueshme, shumë tituj të fituar dhe insiprimin që na ka dhënë të gjithëve ne. Në moshën 41-vjeçare ai ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Euro 2024.
Profesionalizmi, qëndrueshmëria, e kanë bërë atë special. Urime Pepe, një komb i tërë krenohet me ju dhe ky është titulli juaj më i madh”, shkruan Mihaj.