Skuadra shqiptare mbeten pa trajner

Futboll

Skuadra shqiptare mbeten pa trajner

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 11:12
Valbona

Valbona mbetet pa trajner vetëm 11 ditë para startit të Kategorisë së Parë. Rraman Hallaçi është larguar nga skuadra tropojane.

Sipas “Futbolli në Shqipëri” nuk dihen ende arsyet e këtij largimi, por tashmë ekipi i Kategorisë së Parë ka mbetur pa një timonier.

Drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjeryur zëvendësuesin e ish-trajnerit të Kukësit, teksa edhe koha nuk premton shumë.

Valbona siguroi ngjitje në Kategorinë e Parë, teksa u shpall kampionë të grupit A në Kategorinë e Dytë. Kujtojmë se nga klubi janë larguar edhe disa lojtarë mjaft të rëndësishem, të cilët bënë të mundur ngjitjen e ekipit në një kategori më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat