Emerson Royal është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit, që nga dje. Anësori i djathtë u prezantua në konferencë për shtyp direkt nga Milanello, ku foli për herë të parë si kuqezi.
A keni besuar gjithmonë te Milani?
"Po, kam folur shumë me klubin dhe përfaqësuesit. E pata gjithmonë të qartë se Milani ishte opsioni më i mirë për mua. ADN e këtij klubi e kam në gjak. Mund të jem sulmues dhe mbrojtës. Edhe pse jam shumë i ri, kam qenë lider në të gjitha skuadrat ku kam luajtur.
Kjo është në karakterin tim.
Do të doja të falënderoja Zlatanin dhe Milanin për këtë mundësi dhe përpjekjen që bënë për të më sjellë këtu. Dua të bëj më të mirën te Milani", tha Emerson Royal .