Skuadra e Dritës së Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për sfidën e kthimit të rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Drita synon përmbysjen e humbjes në Riga, me rezultat 1:0 nga Auda e Letonisë.
Ndeshja e kthimit luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra nga Gjilani ka përparësinë terrenit vendas.