Sinjalet për largimin e Armando Brojës nga Chelsea sa vijnë e shtohen.
Veprimi i fundit tregon se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë pjesë e projektit të Maresca-s për sezonin e ardhshëm.
Lojtarit të Kombëtares shqiptare i kanë hequr numrin 19 nga fanella.
Chelsea ka shpërndarë një foto në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku ka treguar fanellën që do të mbajë veshur Pedro Neto.
Blerja më e re e bluve të Londrës ka marrë pikërisht numrin 19 të Armando Brojës.