Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, nesër (21.00) do të përballet me Helsinkin nga Finlanda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Conference League.
Mesfushori i skuadrës shqiptare, Matija Bozhanoviq, shpreson se do të përmbysin humbjen e sfidës së parë me rezultat 1:0 dhe të kualifikohen në play-off të Conference Leagues
Gjithçka është gati për sfidën e nesërme në kryeqytetin malazez, Podgoricë.
“Edhe pse në ndeshje hyjmë me një gol deficit nga ndeshja e parë, besojmë se mund të shkojmë edhe më tutje”, tha Matija Bozhanoviq, transmeton mediumi malazez “Vijesti”
“Do të mundohemi që të vazhdojmë një seri ndeshjesh të mira në Evropë dhe besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”, thotë Bozhanoviq..