Shkupi e ka prezantuar futbollistin senegalez Tamba Fabrice si përforcim të ri për në vazhdim të kampionatit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
20-vjeçari, Fabrice, luan në pozitën e krahut të djathtë.
Ai vjen nga skuadra e dytë e Bragës portugeze te Shkupi.
Në karrierën e tij ka luajtur kryesisht në Portugali, për skuadrat Covilha dhe Beira Mar.