Robert Rrahmani është një nga transferimet më të mira të Gjilanit deri më tani në fillimin e edicionit 2024/25.
Mesfushori me tipare ofensive ka treguar performanca të jashtëzakonshme me skuadrën e re, pavarësisht se ende nuk ka shijuar fitoren e parë me ta, shkruan Gazeta Olle.
Në katër ndeshjet e tij me Gjilanin, Rrahmani ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë, duke u bërë një lojtar kyç për ekipin.
Transferimi i tij ka rezultuar një sukses për klubin, duke u vlerësuar si një nga më të qëlluarit te “Skifterat”.
Rrahmani po tregon se është një shtesë e vlefshme për skuadrën, dhe pritshmëritë për të janë të larta për vazhdimin e sezonit.