Një lajm i keq dhe një lajm i mirë për tifozët e Milanit.
Mesfushori Bennacer ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe do të mungojë rreth tre muaj. Një lojtar kaq i rëndësishëm i prish shumë punë trajnerit Fonseca, sepse është vështirë të zëvendësohet.
Algjeriani nuk është lojtar shumë i qëndrueshëm në aspektet e dëmtimeve dhe ndoshta klubi kuqezi mund ta kishte “kursyer” duke mos e lejuar të luante me kombëtaren.
Pobega dhe Adli janë të larguar, lista e skuadrës është e mbyllur, kështu që i bie që Zeroli dhe Silvano Vos do të grumbullohen me ekipin e parë. Ky i dyti, për fat të keq, nuk luan dot në Champions League (i papërfshirë në listë).
Lajmi i mirë është se Milani pret firmën e portierit Maignan për rinovimin e kontratës.
Francezi nuk ka asnjë kundërshti për kontratën e re dhe pritet që të përfitojë një rritje të ndjeshme page.