Në “Maksimir” të Zagrebit nga ora 20:00 sonte luhet derbi i madh në Kroaci.
Dinamo e pret Hajdukun.
Kroacia do të jetë në këmbë, kur dihet se përballen gjigantët e futbollit të këtij shteti.
Kjo është ndeshja e javës së 6-të të kampionatit kroat.
Sipas mediave në Kroaci, Stefan Ristovski dhe Arijan Ademi pritet të jenë titullarë te Dinamo e Zagrebit.
Pas javës së 5-të, Dinamo kryeson me 13 pikë, ka dy më shumë se Rijeka dhe Hajduku i Splitit.