Juvenuts nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim ndaj Empolit në ndeshjen e xhiros së katërt në Serie A.
Ndeshja u përmbyll me rezultat 0:0.
Juventusi rrezikoi në minutën e 36-të, me anë të Gattit mirëpo portieri i Empolit ia mohoi golin.
Një tjetër rast të mirë pati edhe Vlahovic në minutën e 50-të, por në vend ishte sërish gardiani i Empolit.
Rast fenomenal pati edhe transferi i ri i “Zonjës së Vjetër”, Teun Koopmeiners mirëpo rezultati mbeti i palëkundur edhe në këtë rastë.
Deri në fund ishin edhe disa gjysmë raste mirëpo rezultati nuk ndrroi.
Për Empolin luajti gjatë tërë ndeshjes mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismaili i cili sipas SofaScore pati notën 7.5.
Pas katër javëve, Juventusi prinë në tabelë me tetë pikë, kurse Empoli është i shtati me dy më pak.