Kral: Shqipëria kundërshtar i pakëndshëm

Futboll

Kral: Shqipëria kundërshtar i pakëndshëm

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 16:00
Alex Kral

Mesfushori i Republikës Çeke, Alex Kral ka dalë përpara medieve për të komentuar impenjimet e radhës të Kombëtares së tij. 26-vjeçari është shok skuadre tek Espanjol me Marash Kumbullën dhe mendon se kuqezinjtë kanë ndihmuar rivalët e grupit me paraqitjen e bërë me Ukrainën.

“Shqipëria është një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë shumë shpejt në sulm dhe kalojnë lehtë nga sulmi në mbrojtje ose anasjelltas.

I kemi ndjekur nga afër në ndeshejn e fituar me Ukrainën dhe na kanë dhënë një ide për forcën e tyre.

Gjithsesi mendoj se janë një ekip që mund të mposhtet”, tha 26-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat