Aktualisht e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është e përqendruar te kombëtara dhe sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Por menjëherë pas këty përballjeve, Kombëtarja do t’i lërë “stafetë” Kupës së Shqipërisë.
Ekipet do të zbresin në fushë më 15 tetor, ku do të duhet të bëjnë mes tyre llogaritë për Kupën e Shqipërisë. Do të luhet faza e 1/32-ta dhe sfidat do të luhet të gjitha në një ditë dhe në të njëjtin orar, 13:30.
Në fushë do të zbresin ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ndërkohë nga Superiorja do të luajnë vetëm Bylisi dhe Elbasani.