Trajnerët e huaj të “Abissnet Superiore”

Futboll

Trajnerët e huaj të “Abissnet Superiore”

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Katër trajnerë të huaj janë momentalisht në krye të pankinave të ekipeve të “Abissnet Superiore”, ku tre prej tyre janë në garën e “Final 4”.

Me kombësi të ndryshme dhe tashmë pjesë e realitetit të futbollit shqiptar. 4 trajnerë të huaj janë në pankinat e skuadrave të kampionatit dhe synojnë të lënë gjurmët e tyre. Partizani është në krye, kjo edhe falë edhe punës së Veselinoviç, i cili e mori drejtimin pas dy javëve të para.

Serbi e tregoi veten si një trajner që i kushton rëndësi skemave taktike, të cilat i përshtat me gjendjen e lojtarëve.

Skuadra interpreton më mirë dhe beson deri në fund duke ja dalë të marë maksimumin.

 Me një filozofi ndryshe shfaqet këtë sezon Tomas Brdariç. Vllaznia nuk është më ajo skuadër argëtuese, por tregohet cinike dhe i kushton rëndësi pikëve. Gjermani ka ruajtur identitetin ofensiv të kuqebluve, ndërsa krijon klimë pozitive për lojtarët e rinj. Delaj e Dodaj e njohin mirë konkurencën dhe kjo falë meritës së Brdariç.

Jo pak gjurmë është duke lënë Roberto Bordin. Trajneri i Elbasanit ka sjellë një lojtar si Dros, i cili spikat si një nga regjizorët më kualitativë të Superiores, ndërsa mbrojtja hermetike me vetëm katër gola të pësuar  është një specialitet i trajnerit axurr, duke i shndëruar verdheblutë në një skuadër të paparshikueshme.

Gvozdenoviç po vuan jo pak këtë sezon me Skënderbeun, por jo për faj të tij. Largimet e disa lojtarëve që mbajtën peshën sezonin e kaluar i kanë dobësuar juglindorët, ndërsa trajneri serb, ka treguar se di ta bëjë shumë shpejt përmbysjen dhe ta kthejë në favor situatën. Qetësia është vetëm një nga armët e tij, e cila sezonin e kaluar i dha frytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat