Panucci: Askush nga FSHF-ja nuk e njihte Ismajlin

Futboll

Panucci: Askush nga FSHF-ja nuk e njihte Ismajlin

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 12:20
Ismajli

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka dhënë një intervistë për median italiane “Tuttosport” ku është ndalur edhe te Ardian Ismajli. Ai ka zbuluar si e ka thirrur mbrojtësin në Kombëtare dhe që askush nga Federata nuk e njihte.

“E njoh mirë Ismajlin prej shumë vitesh, ai është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe është një djalë i jashtëzakonshëm.

Mendoj se ai është gati të bëjë hapin drejt një klubi të madh. Nuk më habit aspak që Juventusi po e ndjek. Do të ishte një shtesë shumë e dobishme për bardhezinjtë. Ardiani e meriton një shans të tillë ” .

Mund të na tregoni si e zbuluat Ismajlin?

“Po flas për herë të parë dhe jam shumë i lumtur që e bëj këtë. Në vitin 2018 isha trajner i kombëtares shqiptare dhe shkova nëpër Europë në kërkim të lojtarëve të rinj për të thirrur.

Unë bëja skautizëm të dorës së parë dhe e pashë në Kroaci, ku Ardiani luante për Hajdukun e Splitit.

Më goditi menjëherë. Kështu që unë mora hapa për të biseduar me të dhe për ta bindur që të zgjidhte Shqipërinë, duke qenë se Ismajli ishte tashmë në kombëtaren e Kosovës”.

Mund të thuash që shkoi mirë…

“Ai e pranoi kombëtaren shqiptare për mua dhe për atë që kisha bërë për ta bindur. Ishte njeri i fjalës! Kosova nuk donte ta humbiste, por Ardiani e mbajti premtimin që më dha. Askush nuk e njihte brenda federatës shqiptare, herën e parë që e thirra, as që e dinin se kush ishte. Po të mos kishte qenë Panuçi, Ismajli nuk do të vinte kurrë të luante për Shqipërinë…”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat