Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë, që ishin të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.
Kanë arritur të sigurojnë fitoren Adriatiku, Veleçiku dhe Tërbuni.
Adriatiku triumfoi pastër 4-0 ndaj Murlanit, ndërsa 3-1 ka triumfuar Veleçiku kundër Gramshit.
Po fitore mori edhe tërbuni, me pukjanët që triumfuan 2-1 ndaj Albanëve.
Këto sfida u luajtën për llogaritë e grupit A.