Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Një ndeshje me raste, por pa arritur të konkretizohet. Rastin më të mirë për Dinamon e kishte Lorenco Vila në minutën e 18-të kur goditi shtyllën.
Ndërsa në të 70-tën, kapiteni i Laçit Melo shpërdoroi një penallti.
Me këtë barazim, Laçi shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës me 28 pikë mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes.