Tottenham shënon dy gola Ndaj Chelsea-t!
Tottenham e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin ndaj Chelsea-t, 2:0.
Në minutën e 5-të, Solanke konkretizon mjaft mirë një aksion që erdhi nga një gaë e mbrojtësi Cucurella.
Në të 11-tën është Kulusevski, i cili shënon një gol fantastik me të majtën, pas një tjetër gabimi të Cucurella-s që sërish rreshket dhe më pas shkon të zëvendësojë atletet.