Askush nuk mund ta mbajë më numrin 5 te Bayerni

Futboll

Askush nuk mund ta mbajë më numrin 5 te Bayerni

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 17:58
Franz Beckenbauer

Bayern Munich ka njoftuar se numri 5 në fanellë është tërhequr përgjithmonë dhe asnjë lojtar nuk do e mbajë atë.

Ky veprim bëhet në nderim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në Janar të këtij viti, në moshën 78-vjeçare.

Bavarezët nuk e kanë harruar atë që “Kaiser” i ka dhënë skuadrës dhe për këtë arsye kanë bërë një nderim të veçantë.

Numri 5 do i takojë vetëm Beckenbauer, diçka që Bayern Munich e njoftoi përmes një video në rrjetet sociale.

Beckenbauer luajti për bavarezët në 14 sezone, duke zhvilluar në total 584 ndeshje, me 75 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat