Valverde: Të jesh kapiten i Real Madridit është një nder i madh

Futboll

Valverde: Të jesh kapiten i Real Madridit është një nder i madh

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 15:08
Federico Valverde

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Uruguajani, kishte veshur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje të Realit dhe u pyet se çfarë ndjenje ishte.

 “Të jesh kapiten i Real Madridit është një nder i madh, krenari e jashtëzakonshme”.

Është gjithashtu një presion i mirë. Unë vazhdoj të mësoj nga të gjithë kapitenët dhe të jem në gjendje të fitoj më shumë respekt çdo ditë”, u shpreh Valverde.

Kujtojmë se Real Madridi, do të përballet në ndeshjen e kthimit të fazës playoff të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, në “Santiago Bernabeu”, që zhvillohet nesër në orën 21:00..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat