​Emocionohet Guardiola: Po kthehet Rodri

Futboll

​Emocionohet Guardiola: Po kthehet Rodri

Më: 3 mars 2025 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se ka shpresë për rikuperimin e mesfushorit të tij Rodri dhe shpreson që fituesi i Topit të Artë të kthehet në fushë para fundit të sezonit.

Guardiola fillimisht e kishte përjashtuar Rodrin për këtë sezon pasi lojtari pësoi një këputje të ligamentit në shtator. Por Rodri, i cili i vuri vetes një objektiv të kthimit të hershëm pas operacionit, tani ka rifilluar stërvitjen individuale.

“Tifozët duhet të dinë se nuk janë të vetmit që janë të emocionuar”, u tha Guardiola gazetarëve pas fitores 3-1 të së shtunës ndaj Plymouth Argyle për të arritur në çerekfinalet e FA Cup.

“Ai po prekte topin sot. Ai ishte në dhomat e zhveshjes... ndihet më i sigurt, ndihet më i lumtur. Nuk mund ta prisja atë më parë, por mendoj se ndoshta, para fundit të sezonit. As në Kupën e Botës për klube, por në Premier League, ndoshta ai do të na ndihmojë", shtoi trajneri spanjoll.

Megjithatë, menaxheri tha se klubi do të ishte i kujdesshëm me rikuperimin e Rodrit, përcjellë KosovaPress.

"Një hap me kohën. Por po, duket mirë. Megjithatë, ai nuk është afër të kthehet, do të thosha," tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat