FC Drenica fituese e turneut “Adem Jashari” në futsall!

Futboll

FC Drenica fituese e turneut “Adem Jashari” në futsall!

Më: 7 mars 2025 Në ora: 13:08
Drenica

FC Drenica fituese e turneut “Adem Jashari” në futsall!

FC Drenica iu gëzua trofeut në turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”, i cili u zhvillua më 5 e 6 mars në Skenderaj.

Ky aktivitet u bashkëorganizua nga Komuna e Skenderajt, Federata e Futbollit e Kosovës dhe FC Drenica Futsal, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në ndeshjen finale Drenica shënoi fitore bindëse ndaj Mabetex Prishtina, me rezultat 6:1. Paraprakisht në gjysmëfinale Drenica e mposhti Liqenin, 4:2, derisa Mabetex Prishtina fitoi ndaj Vjosës, 2:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat