Modriç: Stërvitet çdo ditë si të jetë e fundit

Futboll

Modriç: Stërvitet çdo ditë si të jetë e fundit

Më: 8 mars 2025 Në ora: 12:08
Luka Modriç

Në moshën 40-vjeçare, Luka Modriç luan futboll të jashtëzakonshëm.

Kroati është ende një faktor i rëndësishëm në lojën e Real Madridit dhe nuk ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti nuk mund ta besojë atë që Modric bën çdo ditë.

Për të, kroati është ende ndër lojtarët më të mirë në botë dhe ka shpjeguar pse. “Luka Modriç është një lojtar i madh, një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Ai stërvit çdo ditë sikur të ishte e fundit, është i jashtëzakonshëm”, thotë Carlo Ancelotti. Modriç është i fundit i gjeneratës së madhe të Real Madridit që dominoi skenën evropiane për vite me radhë. Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Benzema, Marcelo, Kroos u larguan njëri pas tjetrit nga klubi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat