Arda Guler informon Realin se “nuk dëshiron të vazhdojë”

Futboll

Arda Guler informon Realin se “nuk dëshiron të vazhdojë”

Më: 18 mars 2025 Në ora: 17:03
Arda Guler

Ylli turk, Arda Guler nuk është i kënaqur me situatën e tij te Real Madridi.

Pavarësisht se kishte shkuar në Madrid si një nga lojtarët më premtues në futbollin europian, 20-vjeçari nuk ka arritur që të ketë shumë mundësi nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit.

Pjesëmarja e tij e limituar në lojën e Real Madridit ka bërë që turku i ri të marrë një vendim: mos të vazhdojë me Realin nëse nuk ndryshon roli i tij brenda skuadrës.

Turku u transferua në Real Madrid me mendimin se do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në pak, tash po e sheh veten me pak minuta në këmbët e tij.

Pavarësisht aftësive të tij, edhe konkurrenca në skuadër e ka bërë të veten.

Gjithçka bën me dije se largimi i Gulerit nga Real Madridi do të jetë vetëm në formë huazimi.

Klubi nuk dëshiron të ndahet me një lojtar që e konsideron si të rëndësishëm për periudhën afatgjate, por pajtohet se ai duhet të gjejë një ambient të ri si i huazuar për të gjetur minutat e duhur.

E ardhmja e Gulerit varet edhe nga ardhmja e Ancelottit.

Nëse italiani mbetet trajner i Realit, Guleri do të largohet në huazim, nëse ndërrohet trajneri, ai do të qëndrojë për të luftuar për një vend në formacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat