FFM vendosi se kur do të zhvillohet java e 21-të në Ligën e dytë

Futboll

FFM vendosi se kur do të zhvillohet java e 21-të në Ligën e dytë

Më: 19 mars 2025 Në ora: 19:37
Bashkimi

FFM vendosi se kur do të zhvillohet java e 21-të në Ligën e dytë!

Liga e dytë do ta luajë xhiron e shtyrë të javës së 21-të, për shkak të tragjedisë në Koçan, të hënën më 24 mars.

Kështu ka vendosur Federata e Futbollit të Maqedonisë, natyrisht me të gjitha masat paraprake për shkak të situatës në të cilën ndodhet aktualisht vendi ynë.

Të gjitha duelet do të luhen me fillim nga ora 15:00, dhe do të takohen: Bashkimi – Vardar Negotinë, Ohrid – Pobeda, Bellasica – Novaci, Arsimi – Sasa, Makedonija GJP – Vardarski, Borec – Osogovo, Bregallnica – Skopje dhe Detonit Plaçkovica – Kozuf.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat